Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA - ZVICRA

Shpërthim në çerekun e dytë, Kosova +17 ndaj Zvicrës

TOPSPORTI / D.SH

Shpërthim në çerekun e dytë, Kosova +17 ndaj Zvicrës


19 July, 2023 @21:29

Ka përfunduar pjesa e parë mes Kosovës dhe Zvicrës në “Sezai Surroi”, ndeshje kjo e vlefshme për fazën parakualifikuese drejt EuroBasket 2025.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë dhe përfundoi 18-16 për Kosovën. Më pas, Kosova shpërtheu në çerekun e dytë, të cilin e fitoi 23-8, për të krijuar kështu epërsi dyshifrore. Mbrojtja fantastike dhe një seri 11-0 ishin vendimtare në këtë rezultat fantastik të arritur nga Kosova në këtë çerek.

Skuadrat në pushim mes pjesëve shkuan me rezultat 41-24 në të mirë të Kosovës.

Dardan Berisha me 12 pikë dhe Drilon Hajrizi me 9 pikë ishin më të mirët në këtë pjesë, ndërsa vlen të përmendet që Rami Hadar iu dha hapësirë loje 10 prej 12 lojtarëve të skuadrës në këtë pjesë.

Raporti i plotë, pas ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja