Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARAKUALIFIKIMET PËR EUROBASKET 2025

Edhe Danimarka mposht Zvicrën, e pret Kosovën

Fotot: FIBA

Edhe Danimarka mposht Zvicrën, e pret Kosovën


22 July, 2023 @19:56

Kombëtarja daneze në basketboll ka arritur fitoren e parë në grup në ndeshjen e parë të saj, duke e mposhtur Zvicrën sot si mysafire në Fribourg.

Danezët janë treguar më të mirë në çerek të parë dhe të fundit të ndeshjes për ta fituar duelin me 46-60 [6-18, 17-9, 13-12, 10-21]. Selektori i Danimarkës Allan Foss i dha mundësi të gjithë lojtarëve në dispozicion të shijojnë ndeshjen, ndërsa Gabriel Lundberg në afro 35 minuta lojë dha 14 pikë, bëri 8 kërcime dhe 3 asistime në fitore si lojtari më efikas në ndeshje.

Denmark

David Kristensen me 9 dhe Bakary Dibba me 8 pikë ishin basketbollistët tjerë të Danimarkës që dhanë pak më shumë pikë se të tjerët në ndeshjen që kaloi me pak pikë të shënuara.

Me humbje, Zvicra, që ka qenë bartëse e grupit tashmë ka zbehur gjasat për të shkuar tutje, pasi që në dy ndeshjet e para ekipi i drejtuar nga Ilias Papatheodorou ka pësuar dy herë.

NDESHJET E MBETURA NË GRUPIN C:

26 korrik Danimarka-Kosova
29 korrik Zvicra-Kosova
2 gusht Danimarka-Zvicra
5 gusht Kosova-Danimarka

TABELA AKTUALE:

1. Kosova 1-0
2. Danimarka 1-0
3. Zvicra 0-2.◼️

 


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja