Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U16

Kosova U16 e nis me fitore bindëse

Foto: FBK

Kosova U16 e nis me fitore bindëse


Teksti: FBK

19 July, 2023 @20:01

Dardanët e rinj e kanë nisur me fitore Kampionatin Evropian, Divizioni C për U16, që filloi sot në Prishtinë.

Kosova U16 ka mundur Maltën me rezultat të thellë 103:53 (24:6, 23:15, 31:18, 25:14).

Basketbollistët e Kosovës U16 e nisën fuqishëm ndeshjen dhe qysh në çerekun e parë krijuan epërsi të lartë, 24:6. Dardanët e rinj vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku shtuan epërsinë në 47:21, sa përfundoi pjesa e parë.

Kosova nuk u ndal as në pjesën e dytë, ku shtoi epërsinë edhe më shumë dhe triumfuan bindshëm 103:53.

Te Kosova u dalluan Mal Tusuni me 17 pikë dhe 13 kërcime, Yll Kastrati me 26 pikë e nëntë kërcime e Lis Binishi me 14 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja