KOSOVA U6
Kosova U16 deklason edhe Moldavinë
17 August, 2021 @19:22
Pas fitores me 97 pikë epërsi kundër Maltës, Kosova U16 e deklasoi edhe Moldavinë me rezultat 122-40, në kuadër të FIBA European Challengers U16.
Në asnjë moment Kosova nuk e lëshoi epërsinë deri në fund të ndeshjes.
Arlind Konjuhi ishte koshashënuesi më i mirë i Kosovës me 26 pikë, kurse u dallua edhe Eris Zeneli me 24 pikë e 5 kërcime.
Kosova me 2 fitore në 2 ndeshje gjendet në krye të Grupit F, derisa nesër do të takohet me Gjibraltarin në ora 17:00.