KOSOVA U16
Kosova U16 deklason Maltën, fillon me fitore Evropianin
16 August, 2021 @18:57
Kosova U16, filloi me fitore FIBA European Challenger për U16, duke e deklasuar Maltën me rezultat të thellë 20-117.
Nga minuta e parë e deri në fund, djelmoshat e trajnerit Dritëro Sefaja kanë dominuar në parket për t’a regjisruar fitoren e parë në kampionat.
Kosova në asnjë çerek nuk pësoi pikë dyshifrore, duke luajtur me mbrojtje të fortë tregoi se sa po e kërkon titullin, por duhet pranuar se edhe maltezët nuk ishin të fortë.
Drinor Gërxhaliu ishte koshashënuesi më i mirë me 21 pikë, derisa u dallua edhe Rron Dahsyla me double-double prej 16 pikëve e 12 kërcimeve.
Kosova ndeshjen e dytë do ta luajë nesër me Moldavinë, në kuadër të Grupit F.
Kosova në këtë grup gjendet me Moldavinë, Maltën, Shqipërinë, Gjibraltarin dhe Luksemburgun.