PRIZRENI
I huaji i parë i Prizrenit, priten edhe përforcimet tjera
15 August, 2021 @23:36
Skuadra e Prizrenit sot ka zyrtarizuar të huajin e parë për stinorin 2021/22.
Isaiah Johson ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me Prizrenin.
Johnson luan në pozitat 2 dhe 3. Ai erdhi nga kolegji Michigan ku në sezonin e fundit kishte mesatare prej 21 pikëve për ndeshje.
Prizreni ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të zyrtarizohen edhe përforcimet tjera të skuadrës.