KOSOVA U16
Kosova me ritëm të njëjtë, bindshëm edhe ndaj Shqipërisë
20 August, 2021 @19:01
Përfaqësuesja e Kosovës U16, ka regjistruar fitoren e radhës në Kampionatin Evropian Challengers.
Djelmoshat e trajnerit Dritëro Sefaja, e mposhtën Shqipërinë me rezultat 103-46.
Te Kosova të gjithë lojtarët luajtë me pikë dyshifrore, prej tyre u dalluan Norik Binqe me 22 pikë, Dren Kastrati me 19 pikë dhe Rron Dahsyla me double-double prej 15 pikëve e 11 kërcimeve.
Te Shqipëria Ajet Cahani me 11 pikë dhe Elios Kamenica me 10 pikë ishin të vetmit me pikë dyshifrore.
Kosova me 4 fitore në 4 ndeshjet e luajtuar gjendet në krye të Grupi F. Ndeshjen e fundit do të luajë kundër Luksemburgut që janë edhe ata pa humbje.