E FUNDIT
BIBL përcakton vazot, Prishtina e Peja s’mund të jenë në një grup
19 August, 2021 @19:35
Deri tash janë regjistruar dhjetë ekipe për stinorin e ri të BIBL, ndërsa liga në fjalë sot ka publikuar vazot sipas të cilave do të hidhet shorti për dy grupet që do të garojnë për vende në fazën e dytë të kësaj gare.
BIBL ka bërë të ditur se maksimalisht do të mund të regjistrohen 13 skuadra këtë stinor, ndërsa nëse ligës i bashkangjitet kampioni Hapoel Holon, atëherë do të futet nga faza e dytë e garave në ligë.
Deri më 9 shtator BIBL ka lënë të hapur edhe një vend për secilin grup, për një ekip nga Izraeli dhe një nga Mali i Zi, si dhe për kampionin e stinorit të kaluar.
Sa i përket ndarjes së vazove, që do të çojnë skuadrat në dy grupe nga (aktualisht 5 pjesëmarrës) ndërsa pritet të bëhen nga gjashtë ato janë:
VAZO 1: Ironi Rain Nahariya; Hapoel Nufar Energy Galil Elion.
VAZO 2: BC Akademik Plovdiv; BC Balkan.
VAZO 3: KK Kumanovo 2009; KK TFT.
VAZO 4: BC Beroe; KK Navico Akademija FMP.
VAZO 5: KB Sigal Prishtina; KB Peja.
VAZO 6: Ekip nga Izraeli ; Ekip nga Mali i Zi.
Ekipet do të ndahen në dy grupe, nga 5/6 pjesëmarrës ndërsa katërshja më e mirë në grup do të kalojë në fazën e dytë të garave.
KB Peja gjithashtu do të ketë dy kundërshtarë nga Maqedonia Veriore në grup, për shkak të pjesëmarrjes në Ligën Unike dhe shkurtimin e udhëtimit për kundërshtarë potencialë më shumë se një nga Bullgaria.
Ndeshjet hapëse të stinorit në BIBL do të luhen në Izrael më 12 tetor.