Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ME FITORE TË THELLË!

Peja për herë të parë në finale të BIBL

Peja për herë të parë në finale të BIBL


28 April, 2023 @20:01

Në edicionin më me kriza të ligës, Peja ka arritur që me ndeshje të fortë të shkëlqejë ndaj ekipit të Beroes për të siguruar finalen e parë të BIBL në histori të klubit, pas disa herë pjesëmarrjeje aty.

Verdhezinjtë e drejtuar nga Rami Hadar kanë shënuar fitore rutinore ndaj ekpiit bullgar për të siguruar finalen, ndërsa rezultati në fund ka qenë i thellë, 124-82 në të mirë të pejanëve.

Larry Thomas

David Joseph ka shënuar nëntë treshe në fitore, ndërsa ka dhënë 36 pikë në total, për të bërë dallimin e madh në cilësi të skuadrave, kurse Hadar i dha mundësi të gjithë lojtarëve në dispozicion të paraqiten në këtë ndeshje, ku secili shënoi së paku 2 pikë.

Të dielën, Peja luan finale ndaj ekipit izraelit, Hapoel Beer Sheva.

Finalja luhet të dielën më 30 prill me fillim prej orës 18:15.

 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League