Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA E BIBL

Peja nënkampione e BIBL! Mposhtet në finale nga Hapoel Beer Sheva

Pamje arkivi

Peja nënkampione e BIBL! Mposhtet në finale nga Hapoel Beer Sheva


30 April, 2023 @20:41

Në minutat e fundit Peja nuk ka arritur t’i bëj ballë ekipit izraelit për të fituar trofeun e ligës ballkanike në basketboll dhe kështu me humbje në finale është bërë nënkampione e BIBL 2022/23.

Hapoel Beer Sheva ka fituar për herë të parë trofeun e BIBL, ndërsa mposhti Pejën në finale me rezultat 101-95 [31-20, 28-33, 16-25, 24-17]. Verdhezinjtë luftuan mjaftë, veçanërisht në pjesë të dytë, por s’arritën të shënojnë pikë në momentet vendimtare të ndeshjes, ndërsa 2.42-minuta para fundit të ndeshjes epërsinë 89-91 e humbën me pikët e Greg Whittingtonit që e bëri rezultatin 91-91 dhe nuk arritën ta rimarrin atë deri në fund.

David Joseph me 31 pikë dhe Brad Waldow me 23 pikë ishin më efikasit te Peja në finale, ndërsa te ekipi fitues David Efiyani dha 28 e Greg Whittington 23 të tjera për fitore. Peja humbi 16 nga 34 tentime për gjuajtje të lira, që mund të thuhet se ishte njëra ndër arsyet kryesore të humbjes në një ndeshje të ngushtë finale.

Vendin e tretë në Final Four të BIBL që u mbajt në Stara Zagora të Bullgarisë e mori ekipi vendas Beroe, që mposhti Milenijumin malazez në ndeshjen për vend të tretë 100-87.

 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League