Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TABELA PËRFUNDIMTARE DHE ÇIFTET E PLAYOFFIT

BIBL shfaq tabelën përfundimtare dhe datat e Final Fourit

BIBL shfaq tabelën përfundimtare dhe datat e Final Fourit


2 April, 2023 @3:04

Liga Ballkanike ka mbyllur stinorin e rregullt të saj, ndërsa të shtunën ka publikuar edhe renditjen përfundimtare të stinorit të rregullt. Pas diskualifikimit të Bashkimit dhe Levskit 2014 nga garat e mëtejme, si dhe pas ndërprerjes së udhëtimit të Budivelnykut për shkak të krizës financiare dhe dhënies me 20-0 si dhe humbjes së pikës së humbësit të ndeshjeve të ekipeve që u larguan nga garat, tabela përfundimtare është kjo:

BIBL 2022/23 stinori i rregullt:

1. Hapoel Beer Sheva (IZR), 11-2, 23p.
2. Peja (KOS), 10-2, 22p.
3. Beroe (BUL), 5-7, 17p.
4. Milenijum (MNE), 4-8, 16p.
-
5. Budivelnyk (UKR), 6-6, 13p.
6. Bashkimi (KOS), 2-10, 10p.
7. Levski (BUL), 1-11, 9p.

Final Four i BIBL do të luhet prej të premtes 28 prill deri të dielën 30 prill 2023. Gjysmëfinalet do të luhen mes Hapoel Beer Shevës dhe Milenijumit si dhe Pejës e Beroes. Lokacioni i Final Fourit do të publikohet javën që vjen, ka bërë të ditur BIBL në fund.

FINAL FOUR, gjysmëfinalet:

Hapoel Beer Sheva (IZR) vs. Milenijum (MNE)
Peja (KOS) vs. Beroe (BUL).


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League