SUSPENDIM I PËRJETSHËM
Gjyqtari nga Kosova përjashtohet përjetësisht nga FIBA
11 June, 2023 @18:37
Shtëpia e basketbollit, FIBA, ka përjashtuar përjetësisht gjyqtarin nga Kosova Daut Mehmeti, pasi që ai është përfshirë në ndeshje të dyshuara për trukime. Sipas njoftimit të basketnews, të përcjellur edhe nga Koha.net referi 37-vjeçar ka qenë pjesë e ndeshjes ku janë bërë baste të mëdha. Këto ndeshje i kanë takuar Ligës Ballkanike, ndërsa Mehmeti kishte referuar në 6 ndeshje të Maccabi Haifas.
Këtë stinor, Mehmeti nuk ka qenë i deleguar në asnjë ndeshje nga FBK për duelet e Superligës. Në njoftimin për dënim është përmendur “pezullimi nga kryerja e funksionit” si dhe “ndalimi i pjesëmarrjes në të gjitha aktivitetet e FIBAs” për shkelje të kodit etik dhe integritetit të FIBAs. Ndërsa në fushën e kohëzgjatjes së suspendimit është shkruar “përjetshëm”.◼️