Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALISTI I PARË

Hapoel Beer Sheva finalisti i parë i BIBL

Hapoel Beer Sheva finalisti i parë i BIBL


28 April, 2023 @19:45

Pritur, lideri i stinorit të rregullt në BIBL, ekipi izraelit Hapoel Beer Sheva ka arritur finalen e garës. Në përballjen gjysmëfinale të zhvilluar sot, ekipi në fjalë ka shënuar fitore ndaj ekipit malazez Milenijum me rezultat të thellë 123-72 për të siguruar një vend në luftë për trofeun e madh të BIBL.

Ron Zipper ka luajtur me shtatë treshe sot, ndërsa kreu lojën me 21 pikë. David Efiyani dha 20 të tjera në fitore, ku ekipi i Lior Lublinit ka regjistruar 37 asistime në ndeshje për të treguar shpejtësinë e lojës dhe bashkëpunimin që kanë lojtarët mes veti.

Hapoel Beer Sheva pret në finale fituesin e ndeshjes Peja-Beroe. Ndërsa për vendin e tretë takohet Milenijumi me humbësin e asaj ndeshjeje. Dueli për vendin e tretë luhet të dielën më 30 prill, pas së cilës ndeshje luhet edhe finalja.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League