Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE RUTINORE

Peja pa telashe në BIBL, mposht Beroen

Peja pa telashe në BIBL, mposht Beroen


28 March, 2023 @18:18

Peja ka shënuar fitoren e tetë sezonale në BIBL, ndërsa ka bërë bilansin 8-2 për të qenë në vend të dytë të renditjes tabelare aty, derisa ekipi verdhezi i drejtuar nga Rami Hadar ka vazhduar me numrin e madh të pikëve të shënuara, për t’iu afruar rekordit sezonal, pasi që fituan Beroen sot në Karagaç me rezultat 125-93.

Trajneri Hadar i ka dhënë mundësi të gjithë lojtarëve në dispozicion, duke qenë se të 12 basketbollistët kanë marrë minimalisht nga 7 minuta në parket dhe gjithashtu secili ka shënuar së paku 3 pikë në këtë ndeshje, ku Jalen Tate me 22 pikë ishte më efikasi te Peja, ndërsa Larry Thomas kreu duelin me double-double prej 14 pikësh e 11 kërcimesh.

Beroe pati një dritë që shkëlqente dhe Danjel Purifoy bëri 32 pikë, 4 asistime e 16 kërcime në ndeshje për të treguar cilësitë e tij individuale, derisa bashkëlojtarët nuk i kishte në nivel sot.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League