Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DATAT DHE LOKACIONI

BIBL prezanton qytetin organizator të Final Fourit 2022/23

Pamje nga pjesa antike e Stara Zagorës

BIBL prezanton qytetin organizator të Final Fourit 2022/23


6 April, 2023 @12:12

BIBL ka bërë të ditur dje se Final Four i BIBL 2022/23 do të organizohet prej datave 28 prill deri më 30 prill 2023. Kurse nikoqiri i pjesës finale të garës për këtë edicion do të jetë qyteti qendror i Bullgarisë, Stara Zagora.

“Katër ekipet e mbetura në ligë, që kanë përmbushur obligimet me organizatën, do të takohen në fund të prillit për të vendosur kampionin e ri. Ekipi nikoqir Beroe, bashkë me Komunën e saj, kanë ofruar kushte më të mira për të organizuar Final Fourin,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i BIBL.

Stara Zagora është qytet qendror i Bullgarisë, kryeqytet administrativ i regjionit me emër të njëjtë, ndërsa bën pjesë në Trakinë e epërme. Qyteti ka afro 200 mijë banorë, duke qenë i gjashti me madhësi në këtë shtet. Stara Zagora është 230 kilometra larg nga kryeqyteti i Bullgarisë, Sofja, ndërsa ka 100 kilometra për të arritur në Plovdiv dhe 170 kilometra për në Burgas.


FINAL FOUR, GJYSMËFINALET:

Hapoel Beer Sheva vs. Milenijmum,
Peja vs. Beroe.

 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League