BLACK MAMBA

lakers.com
Urime 30’000shin Kobe
6 December, 2012 @5:42
Iu deshtën vetëm 13 pikë për të hyrë në historinë e NBA-së, por ai nuk u ndal dhe i shënoi 29 pikë sepse më me rëndësi ishte fitorja se sa rekordi për të, ku luajti rol të rëndësishëm në fitoren kundër New Orleansit, pas dy humbjeve rresht që i pësoi skuadra e tij.
Me këtë seriozitet dhe disciplinë, Bryant i cili e respekton punën, arriti të thyej shumë rekorde në karrierën e tij. Ndërsa mbrëmë arriti një shifër të pikëve, që nuk arrihet aq lehtë. Vetë historia tregon se shifrën prej 30’000 pikëve kanë arritur vetëm 4 lojtarë legjendarë.
Tani Kobe Bryant u bë lojtari i pestë dhe me i ri në, moshën 34 vjeçare, i cili arriti këtë shifër mahnitëse. Black Mamba, pritet që ta zhvillojë këtë rekord më shumë, përpara Bryantit gjendet Wilt Chamberlain me 31’419 pikë, e më pas do të jetë më interesant, sepse në vendin e tretë gjendet idhulli i Kobet, Michael Jordan me 32,292 pikë.
Mbetet ta shijojmë performancën e super yllit Kobe Bryant.