NBA

REUTERS/Bill Waugh
Rrufeja godet edhe Lakersin
8 December, 2012 @12:33
Lëkundjen e skuadrës Lakers, e shfrytëzoi edhe Oklahoma City Thunder, të cilët nuk patën mëshirë aspak.
Nënkampioni është tepër në formë të mirë, ku e regjistruan fitoren e shtatë me radhë. Ndërsa kundër Los Angeles Lakers, me ndihmën e kompanisë Durant, Westbrook, vendasit e mposhtën kundërshtarin me rezultat 114-108.
Kevin Durant luajti me 36 pikë e 9 kërcime, ndërsa Russell Westbrook 33 pikë e 8 asistime. Ndërsa në anën tjetër vazhdoi shkëlqimi i zakonshëm i Kobe Bryantit, i cili shënoi 35 pikë dhe i bëri 7 asistime.