NBA

REUTERS/Andrew Innerarity
NY e mposht kampionin
7 December, 2012 @12:02
Në ndeshjen, ku nuk luajti Carmelo Anthony në skuadrën e New Yorkut, të gjithë menduan se Miami Heat, do ta regjistroj fitoren e radhës.
Por, mysafirët ishin të vendosur që ta njoftojnë me humbjen e parë kampionin aktual në shtëpinë e tyre dhe ashtu ndodhi.
Gjatë ndeshjes, Knicks shënonte nga vija e 3shit, sikurse të binte shi, ku e tërë skuadra shënoi 18 herë dhe ishte faktori kryesor i fitores.
Në NY u dallua Raymond Felton me 27 pikë e 7 asistime. Në anën tjetër LeBron Jamesi për një asist nuk arriti ti kompletojë shifrat magjike të triple-double, i cili u mundua pothuajse i vetëm ta mposht kundërshtarin duke i shënuar 31 pikë 10 kërcime e 9 asistime.
Kjo ishte humbja e parë e Miami Heatit në shtëpi, dhe e dyta me radhë në përgjithësi. Ndërsa New York Knicks është në formë të mirë, ku e regjistruan fitoren e pestë me radhë.