DARDAN BERISHA
BOROZANI/ Lis Dorambari
Mirënjohje për Dardanin
9 December, 2012 @22:27
Para fillimit të ndeshjes së sontme ndërmjet Bashkimit dhe Pejës, krerët e klubit prizrenas bashkë me tifozërinë e tyre janë përkujdesur që mos t’iu kalojë vizita e Dardan Berishës në Prizren pa një dhuratë simbolike.
Kështu, Arlind Kaçaniku menaxher i klubit të portokalltë ia dha para ndeshjes një mirënjohje Dardanit për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për basketbollin kosovar, në emër të klubit, tifozërisë dhe qytetit.
Dardani përshëndeti publikun, ndërsa duartrokitjet dhe brohoritjet “Dardan Berisha” nuk munguan në palestrën e mbushur Sezai Surroi sonte.