NBA

REUTERS
Lakers humb rrugën!
10 December, 2012 @13:03
Tifozët e skuadrës Lakers, gjithashtu edhe mediat amerikane, nuk janë duke kuptuar se çka po ndodh kështu me skuadrën. Në fillim të stinorit, me transferimet senzacionale si Dwight Howard e Steve Nash, të gjithë menduan se do të harrojnë humbjen.
Por, është duke ndodhur e kundërta, kësaj radhe pësuan disfatë nga Utah Jazz në Staples Center, me rezultat 110-117.
Tek xhezerët u dalluan Paul Millsap me 24 pikë dhe Mo Williams me 22 sosh. Ndërsa mundin e Kobe Bryantit, shokët e tij nuk janë duke e parë, ai në këtë ndeshje luajti me 34 pikë, të cilët nuk mjaftuan për fitore.
Kjo ishte humbja e 12-të e stinorit për LA, ndërsa në skuadër pritej të kthehet Steve Nashi i cili është i lënduar, për ta kthjellë skuadrën.