TORONTO RAPTORS

REUTERS/Steve Dipaola
Humb lojën dhe lojtarin
11 December, 2012 @10:27
Ata përveç Kyle Lowryt humbën edhe italianin Andrea Bargnani, i cili pësoi lëndim të bërrylit. Kështu që Toronto Raptors asnjëherë në ndeshje nuk kishte si të llogariste në fitore.
LaMarcus Aldridge ishte çelësi i fitores së lehtë të Portland Trail Blazers ndaj Toronto Raptors mbrëmë, 92-74. Aldridge luajti me dyshifror të dyfishtë duke regjistruar 30 pikë dhe 12 kërcime.
Me këtë rezultat, humbja e pestë me radhë, Toronto mbetet me rezultatin më të keq në Konferencën Lindore të NBA-së, pas Washingtonit.