ISH LOJTARI I OKLAHOMËS - TE BASHKIMI!
Ish-lojtari i NBA, përforcim te Bashkimi!
25 February, 2024 @20:48
Terrance Ferguson është lojtari i ri i Bashkimit të Prizrenit. Ekipi portokallezi ka siguruar shërbimet e ish-lojtarit të Oklahoma City Thunder dhe Philadelphia 76ers, ndërsa në katër stinorët e fundit ai nuk është pjesë e NBA-së.
Ferguson është 25 vjeç dhe 198 centimetra i gjatë, ndërsa luan në pozitat një dhe dy. Karriera e tij në NBA nuk vazhdoi dhe ai kaloi te ekipi grek Lavrio në stinorin 2021/22 për të vazhduar një stinor në Rio Grande dhe në stinorin e kaluar ka qenë pjesë e ekipit polak GTK Glitwice.
Basketbollisti në fjalë u selektua në Draftin e vitit 2017 nga Oklahoma ku luajti tre stinorë. Së fundi, Cape Town Tigers kishte zyrtarizuar Fergusonin në shtator të vitit të kaluar, ndërsa ai debutoi më 21 nëntor aty me 11 pikë në fitoren e ekipit.
Përgjithësisht e Cape Town Tigers, Ferguson ka luajtur vetëm në nëntor të vitit të kaluar ku në katër ndeshjet e atjeshme ka dhënë 9.5 pikë për ndeshje mesatarisht, duke bërë 3 asistime për ndeshje dhe 2.5 kërcime.
Mbetet të shihet se si do të performojë ai te Bashkimi, ndërsa pritet me entuziazëm të madh, e nëse tregon cilësitë dhe është në formën e duhur fizike pritet të bëj dallim të madh në kuadër të xhirove të fundit të Superligës.
e