Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CIKLI I FUNDIT PARA PLAYOFFIT TË SUPERLIGËS 23/24

Ditët e fundit të afatit kalimtar!

Pamje nga derbi Peja-Trepça/ Foto: KBTrepça/ fb

Ditët e fundit të afatit kalimtar!


27 February, 2024 @11:27

Me dhjetëra basketbollistë të huaj kanë parakaluar në Superligë këtë stinor. Rregulli i FBK-së për mundësinë e transferimit të të huajve jashtë afatit kalimtar me një pagesë pak më të madhe për regjistrim, nuk ka ndalur klubet që të përforcohen që prej fillimit të stinorit.  Ikje, largime, lëndime, zëvendësime e përforcime të mëdha në emra.

Terrance Ferguson @ Bashkimi

Por, tashmë matematikave të transfereve i vie përfundimisht fundi për këtë stinor dhe në ditët e fundit Ylli, Bashkimi dhe Peja bënë edhe nga një përforcim - të quajtur të fortë - për pjesën përfundimtare të stinorit. Ylli paralajmëroi Aaron Jonesin, Bashkimi Terrance Fergusonin, ndësa Peja mbrëmë Jimmy Hallin.

ORËT E FUNDIT PËR TRANSFERE

Deri në fund të afatit kalimtar kanë mbetur edhe dy ditë dhe pasi që tashmë futemi në ciklin përfundimtar të dueleve të stinorit të rregullt të Superligës, shtatë xhirot e fundit dhe playoff - më nuk lejohen transferet.

Rregulli i FBK-së thotë:” Afati i fundit për regjistrimin e lojtarëve të huaj për ekipet e Superligës së  Meshkujve është 72 orë para fillimit të xhiros së XXII të Superligës (para fillimit të pjesës së katërt)...”. Lojtarët vendorë nuk mund të transferohen fare, pos atyre që janë të lirë - pa ekip, transfere mund të bëhen vetëm të huajt.

Cikli i katërt i Superligës nis këtë fundjavë, pra ekipet praktikisht kanë vetëm edhe ditën e sotme të plotë për të bërë ndonjë përforcim për të krijuar rosterin përfundimtar dhe për t’i hyrë pjesës finale të kampionatit.

RENDITJA DHE LUFTA PËR POZICIONIM NË PLAYOFF

t

Deri tash, në 21 xhirot e stinorit të rregullt, Trepça është lidere me formë të jashtëzakonshme të kapur dhe ka aktualisht bilanc 19-2. Ndiqen nga Peja me 15-6, ndërsa Prishtina është me 14-7 e treta e Ylli me 12-9 në pozitën e katërt. Do të ketë edhe pak luftë për dy pozitat e para të stinorit të rregullt - që sigurojnë gjysmëfinalen direkte në playoff, ngase pozitat tre dhe katër luajnë prej çerekfinales playoffin dhe mund të rrezikojnë kalimin në gjysmëfinale.

Prishtina vs. Peja

Lufta kryesore pritet të zhvillohet për pozitën e dytë, pasi që Prishtina është shumë afër Pejës, ndërsa Trepça vështirë se do të humb primatin me formën që ka kapur. Ylli mund të kërkojë befasinë edhe pse me lojët e treguara deri tash, nuk besohet të arrijë pozitat që dërgojnë në gjysmëfinale.

Gezim Morina @ Ylli

Vëllaznim e Bashkimi do të mund të kërkojnë vetëm pozicionim më të mirë për çerekfinale të playoffit, kurse Prizreni duhet të luftojë shumë për t’i ikur zonës playout. Në anën tjetër Istogu që hyri këtë stinor në Superligë pret vetëm edhe përshëndetjen përfundimtare dhe teorike, pasi që ka kaluar stinorin me një fitore të vetme, kur befasoi Bashkimin.

NË FUNDJAVË, NIS CIKLI I KATËRT I DUELEVE

Sa i përket klubeve, mbetet të shihet a do të bëhet ndonjë lëvizje eventuale në orët e fundit të afatit kalimtar, kurse në fundjavë nis cikli i fundit i ndeshjeve të skuadrave me njëra-tjetrën para playoffit.

Bashkimi pret Yllin, Trepça Istogun, ndërsa Prizreni pret Prishtinën e Peja udhëton në Gjakovë për tu ndeshur me Vëllaznimin. Gjithashtu, tashmë hynë në opcion edhe llogaritjet e dueleve të ndërmjetme, pasi që ekipet që përfundojnë stinorin e rregullt me bilanc të barabartë, do t’iu llogaritet bilanci ndërmjet vete.

Sam Sessoms

E sa i përket xhiros së radhës, ekipet para ndeshjeve të radhës kanë këtë bilanc ndërmjet vete këtë stinor:

Bashkimi - Ylli (1-2)
Trepça - Istogu (0-3)
Prizreni - Prishtina (0-3)
Vëllaznimi - Peja (1-2).

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga