Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI A PARAKUALIFIKUES PËR BOT

Zvicra merr kreun e grupit

Foto: FIBA/basketball

Zvicra merr kreun e grupit


26 February, 2024 @13:39

Me fitoren e shënuar ndaj Irlandës si mysafire, Zvicra ka dalë pastër në vend të parë të Grupit A parakualifikues për Botërorin 2027 në basketboll. Të përzgjedhurit e Ilias Papatheodorou kanë mposhtur pa problem irlandezët në ndeshjen e djeshme, 63-86 dhe kështu me bilanc 2-0 janë renditur në vend të parë të grupit.

Humbja e Kosovës nga Azerbajxhani, ka bërë që “Dardanët” të bien në vend të tretë të grupit, me bilanc të njëjtë si rivali që i mposhti 1-1. E Irlanda është e fundit me 0-2. Përballjet e radhës në grupin parakualifikues për Botëror luhen më 21 dhe 24 nëntor, ku ndeshen: Zvicra-Kosova, Irlanda-Azerbajxhani dhe Azerbajxhani-Zvicra, Irlanda-Kosova.

TABELA AKTUALE E GRUPIT A:


Parakualifikueset për Botërorin 2027
Ndeshjet e shkurtit 2024:

1. Zvicra 2-0
2. Azerbajxhani 1-1
3. Kosova 1-1
4. Irlanda 0-2.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga