FORCË NËN KOSH
Aaron Jones - aloqendra e re e Yllit
23 February, 2024 @20:34
Basketbollisti amerikan, Aaron Jones, është zyrtarizuar sonte si lojtar i ri i Yllit të Suharekës. Ekipi në fjalë ka bërë të ditur se ka angazhuar lojtarin, ndërsa menaxheri i tij ka shkruar se Jones ka nënshkruar deri në fund të stinorit 2023/24 me Yllin.
Jones 30 vjeçar është 206 centimetra i gjatë dhe rëndon 104 kilogramë. Ai pritet t’i shtojë fuqi Yllit në kosh si në sulm ashtu edhe në mbrojte, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e ekipit grek, Karditsas, ndërsa në fillim të stinorit ka luajtur edhe për ekipin turk, Haremspor.
Te grekët, në 5 ndeshjet kampionale të zhvilluara ka pasur mesatare prej 2.4 pikësh për ndeshje dhe 3 kërcime për ndeshje, ndërsa te turqit prej 9 ndeshjeve kampionale ka regjistruar 8.6 pikë për ndeshje dhe 8.4 kërcime për ndeshje.
Më parë në karrierë, ai ka qenë pjesë edhe e ligave më të forta si ajo gjermane, franceze, spanjolle e italiane, ku ka luajtur për ekip si Crailsheim, Cholet, Bilbao e Treviso.