Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL 8 "GJAKOVA 2024" — GJYSMËFINALJA: 1

Trepça në finale! Lufton për “hat-trick” të Kupave!

Foto: FBK

Trepça në finale! Lufton për “hat-trick” të Kupave!


15 February, 2024 @20:59

Skuadra e Trepçës me një luftë të fortë në çerek të parë dhe të tretë ka bërë dallimin në ndeshje dhe ka siguruar finalen në përballjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, duke e eliminuar Yllin 72-59.

Në një ndeshje ku shkëlqeu Drilon Hajrizi me 14 pikë, 4 asistime e 8 kërcime, Trepça ka kontrolluar lojën nëpër pjesë, ndërsa përgjithësisht ka shkuar në finale pa pasur rezistencë të madhe nga ekipi i drejtuar prej Petar Mijovicit.

SKEMA E KUPËS

Me 13 pikë te mitrovicasit luajtën Jordy Tshimanga dhe Kevin Capers, ndërsa 11 pikë i dha Darnell Edge. E Adis Beciragic tash do të mund që të bëj ekipin e Trepçës që të kërkojë trofeun e tretë me radhë, për të kërkuar “hat-trickun” e Kupave! Trepça fitoi edhe dy kupat e kaluara.

Vetëm Alonzo Verge e Jan Palokaj dhanë pikë dyshifrore te Ylli, ku i pari shënoi 18 e i dyti 11 pikë. Kapiteni Gëzim Morina u ndalë në 5 pikë, ndërsa qendra Chris Harris në 6! Ylli edhe në stinorin e kaluar u eliminua në gjysmëfinale të Kupës, nga Prishtina.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga