Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL 8 "GJAKOVA 2024"

FBK tregon rregullat për tifozët në “Final 8” të Kupës

Foto: FBK

FBK tregon rregullat për tifozët në “Final 8” të Kupës


Teksti: FBK

12 February, 2024 @16:32

Nga 13 deri më 17 shkurt do të mbahet Final 8 Kupa e Kosovës në basketboll. Turneu i Kupës do të mbahet në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të ndërmerr masat e nevojshme që ky event të kalojë siç është më së miri.
Policia e Kosovës do të jetë e vendosur në perimetrin e sigurisë, me ç’rast do të bëjë filtrimin e shikuesve për moslejimin e bartjes së gjësendeve të palejuara apo të rrezikshme në portat hyrëse etj.
Gjithashtu kërkohet posedimi i dokumentit identifikues së bashku me biletë, përderisa ata që nuk posedojnë bileta nuk do të kenë mundësi të afrohen te portat e palestrës.

Ndërsa gjërat e palejuara përfshijnë:
• Mjetet piroteknike,
• Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë,
• Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë,
• Pijet alkoolike dhe substancat narkotike,
• Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh),
• Ombrella,
• Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë,
• Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme etj.),
• Kamera profesionale dhe video kamera,
• Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga