Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KLUBI NDAN RRUGËT ME AMERIKANËT

Istogu ndahet me të huajt, do të vazhdojë vetëm me vendorë

Foto: FBK

Istogu ndahet me të huajt, do të vazhdojë vetëm me vendorë


14 February, 2024 @9:25

KB Istogu ka marrë vendimin përfundimtar. Nuk do të vazhdojë kampionatin me lojtarët e huaj që i solli në ekip përgjatë pjesës vjeshtore të stinorit dhe tash e tutje ekipi do të përbëhet vetëm nga lojtarët vendor.

Ekipi i Istogut drejtuar nga Fikret Shatri u mposht mbrëmë në “Shani Nushi” në kuadër të “Final 8” të Kupës së Kosovës në çerekfinale nga Trepça favorite. Ndërsa menjëherë pas ndeshjes si duket klubi ka marrë vendimin përfundimtar.

“Klubi pas ndeshjes së fundit ka vendosur që të shkëpus marrëveshjet dhe t’i lirojë tre lojtarët amerikanë. Klubi falenderon lojtarët për kontributin. Në pjesën e mbetur të kampionatit do t’i jep mundësinë lojtarëve vendorë,” ka shkruar KB Istogu në njoftim.

Kështu, istogasit janë ndarë me Ty Prince, Desmond Halloway dhe Daquan Brooks. Istogu në Superligë arriti këtë stinor, ndërsa ekipi që prej fillimit konsiderohej me gjasa të vështira për mbijetesë. Sidoqoftë, edhe me lojtarët që kishte Istogu ka befasuar Bashkimin duke arritur fitoren e parë në kampionat dhe deri tash të vetmen.

“Djemtë e bjeshkës” pas tre cikleve të para të stinorit, 21 xhirove, kanë bilanc 1-20 dhe janë të fundit në renditje tabelare të Superligës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga