DETYRË E RE PËR TRAJNERIN
Edin Kërveshi zyrtarisht ndihmës i Petar Mijovicit te Ylli
8 February, 2024 @15:29
Trajneri prizrenas, Edin Kërveshi, që u nda me Bashkimin këtë stinor është emëruar edhe zyrtarisht ndihmës-trajner i Yllit nga Suhareka.
Kërveshi u nda me Bashkimin në filim të dhjetorit të vitit që e lamë pas, tashmë do të kryejë detyrën e ndihmësit të trajnerit të njohur malazez që mori javën e kaluar drejtimin e Yllit.
Derisa Ylli i ka uruar mirë se ardhje trajnerit në ekip, skuadra që është e katërta në renditje aktualisht në Superligë nesër ndeshet me Prizrenin, dhe pas saj fillon të bëhet gati përfundimisht për turneun e Kupës së Kosovës, ku “Final 8” mbahet në “Shani Nushi” të Gjakovës.
Ylli do të luajë ndaj Vëllaznimit në çerekfinale të Kupës, ndërsa nëse e kalon këtë pengesë e pret fituesi i duelit Trepça-Istogu në gjysmëfinale.