Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MESJAVA ME BIBL!

Peja e Prishtina, presin qipriotët këtë mesjavë

Foto: KBPrishtina/ fb

Peja e Prishtina, presin qipriotët këtë mesjavë


5 February, 2024 @15:39

Dy skuadrat kosovare që garojnë në BIBL, Peja e Prishtina, do të presin mysafirët nga Qiproja këtë mesjavë.

Verdhezinjtë në “Karagaç” presin AEL-in në duelin që luhet të martën me fillim prej orës 19:00. Peja ka bilanc 3-0 nga 3 ndeshjet e para të luajtura në kuadër të BIBL këtë stinor, ndërsa AEL është me bilanc 3-1. Ky është dueli i parë mes tyre këtë stinor në BIBL.

Në anën tjetër, bardhekaltërit kryeqytetas dhe dy herë fituesit e BIBL pretin AEL-in këtë të enjte, ku më 8 shkurt prej orës 20:15 janë nikoqir të ekipit në fjalë. Prishtina për herë të parë në BIBL do të luajë me trajnerin e ri Jaksa Vulic, ndërsa ka bilanc 2-1 nga 3 ndeshjet e para në këtë ligë.

Pas këtyre ndeshjeve, Peja e Prishtina do të kenë pushim nga BIBL deri në fund të muajit shkurt, kur do të zhvillojnë takimin mes vete në kuadër të kësaj lige. Peja do ta pret Prishtinën më 29 shkurt në përballjen e së cilës pritet të përcaktohet ora e fillimit të ndeshjes.

TABELA AKTUALE E BIBL:

1. Lovçen (MNE) 3-4
2. AEL (CYP) 3-1
3. Peja (KOS) 3-0
4. Prishtina (KOS) 2-1
5. Pljevlja (MNE) 0-5.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga