Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E RADHËS

Trepça vazhdon serinë e fitoreve, e 13-ta me radhë

Foto: KBTrepca/ fb

Trepça vazhdon serinë e fitoreve, e 13-ta me radhë


3 February, 2024 @21:10

Mikaile Tmusic me treshe e dyshe dhe Drilon Hajrizi me pikët nga gjuajtet e lira kanë rikthyer Trepçën në lojë, kur Bashkimi kishte ulur epërsinë në një pikë, 64-65. Pas kësaj Bashkimi nuk arriti të shfrytëzojë mundësitë për të shënuar, ndërsa Trepça shkoi te fitorja e trembëdhjetë me radhë në kampionat, duke e fituar ndeshjen 68-78.

Me nga 16 pikë, Drilon Hajrizi dhe Kevin Bracy-Davis ishin koshashënuesit më të mirë të Trepçës ndërsa Darnell Edge dha 15 e Mikaile Tmusic 14 të tjera për fitoren e mitrovicasve.

Trepça

Hajrizi bëri edhe 7 kërcime në fitore, ndërsa 8 asistime i bëri Edge në këtë fitore të ekipit të Adis Beciragicit, që nuk ka të ndalur në Superligë.

TABELA AKTUALE

Bashkimi në anën tjetër, përkundër se u munduan mjaft në pjesë të dytë dhe minimizoi epërsinë e madhe të Trepçës nga çereku i parë nuk arriti t’ia dalë në fund dhe u mposht. Me nga 15 pikë koshashënuesit më të mirë të Bashkimit sonte ishin Erik Copes dhe Lejson Zeqiri. I pari bëri 8 kërcime ndërsa i dyti 7. Por, statistikat thonë që gjuajtjet për tre pikë ishin katastrofale për Bashkimin sonte, që bën edhe dallimin në lojë, pasi që portokallezinjtë dhanë vetëm 2 nga 14 tentime, për 14% saktësi, krahasuar me Trepçën që gjuajti me 40% saktësi, 9/22.

Me këtë fitore, Trepça lidere bëhet me bilanc 18-2 ndërsa Bashkimi mbetet i gjashti në renditje me 7-13.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga