Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKËLQEN COPES

Fitorja e parë e Bashkimit këtë stinor ndaj një ekipi të TOP-3

Foto: KBBashkimi/ fb

Fitorja e parë e Bashkimit këtë stinor ndaj një ekipi të TOP-3


8 February, 2024 @21:13

Bashkimi ka dalë fitues në derbin ndaj Pejës sonte, në ndeshjen që u desht të luhej në “Karagaç” por u luajt në “Sezai Surroi” pasi që te palestra e Pejës nuk punonin semaforët.

Me një lojë të mirë të treguar në çerek të tretë, Bashkimi ka bërë dallimin në ndeshje, për të mposhtur për herë të parë një ekip të TOP-3’shes në Superligë dhe për të fituar duelin e parë ndaj Pejës këtë stinor në kampionat.

Bashkimi vs Peja

Prizrenasit fituan 84-78 ndërsa ka qenë amerikani Erik Copes që ka shkëlqyer në duel. Ai ka luajtur me 24 pikë, 3 asistime, 9 kërcime, 1 top të rrëmbyer dhe 2 bllokada në fitoren e Bashkimit. Asnjë lojtar tjetër nuk ka përafruar me performancë Copesin sonte, që bëri dallimin në ndeshje dhe i solli gëzim të madh portokallezinjëve.

TABELA AKTUALE

Jalan McCloud luajti me 20 pikë, ndërsa Lejson Zeqiri dha 19 pikë. Ky pati përqindje të mirë për tre pikë sonte, derisa shutoi 5/12.

Larry Thomas me 17 pikë, 5 asistime e 6 kërcime ka qenë koshashënuesi më i mirë i Pejës, ndërsa me 14 pikë e 4 kërcime lojën e kreu Sadio Doucoure që u kthye në ekip. Debutimi i Kwame Vaughn kaloi me 6 pikë për 11 minuta lojë sa u pa në fushëlojë.

Fitorja, bën që Bashkimi të movitohet para turneut final të Kupës së Kosovës që luhet javën që vjen, ndërsa në çerekfinale ka kundërshtar Pejën. Prizrenasit me fitoren e sotme në hapje të xhiros XXI bëjnë bilancin 8-13, ndërsa Peja pësoi humbjen e gjashtë sezonale dhe tash ka bilanc 15-6, ndërsa qëndron në pozitë të dytë të renditjes së Superligës.

Aleksandar Jonchevski @ Bashkimi


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga