Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - ISTOGU

14 fitore me radhë, e pandalshme kjo Trepçë!

Foto: KBTrepca/ fb

14 fitore me radhë, e pandalshme kjo Trepçë!


9 February, 2024 @22:35

14 fitore me radhë për skuadrën e Trepçës!

Mitrovicasit sonte shënuan fitore ndaj Yllit, të cilin e mposhtën me rezultat 78-73.

Ndeshja ishte mjaft e mirë dhe kaloi me luftë të fortë, duke çuar rrjedhimisht në përfundim të ngushtë në fund.

TABELA AKTUALE

Jordy Tshimanga me 18 pikë e 19 kërcime ishte fantastik sonte, e 18 pikë shtoi edhe Drilon Hajrizi, duke qenë më të mirët te mitrovicasit.

Drilon Hajrizi @ Trepca vs Ylli

Te Ylli, në ndeshjen e dytë nën drejtimin e trajnerit Mijovic, u dalluan Alonzo Verge Jr. me 20 pikë dhe Nate Grimes me 18 pikë.

Me vetëm dy humbje, Trepça i prin Superligës, kurse Ylli ka bilanc 12-9 dhe për momentin ndodhet i treti në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga