Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI - ISTOGU

Triumfon ndaj Istogut, fitorja e parë e Prizrenit pas 6 xhirove

Triumfon ndaj Istogut, fitorja e parë e Prizrenit pas 6 xhirove


9 February, 2024 @22:20

Në duelin mes dy skuadrave të fundit të renditjes, Prizreni u tregua më i mirë se Istogu.

Skuadra prizrenase Istogun e mposhti me rezultat 87-79.

Falë pjesës së parë më të mirë, me çerekët e parë që përfunduan 19-14 dhe 30-15, Prizreni krijoi epërsi të konsiderueshme, e më pas Istogu ndonëse u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë, nuk kishte fuqi për përmbysje.

TABELA AKTUALE

Arti Hajdari me 20 pikë e 3 kërcime ishte koshashënuesi më i dalluar te vendasit sonte, e te Istogu Tyres Prince shënoi më së shumti, gjithsej 23 pikë, ndërkohë shtoi edhe 6 kërcime e 2 asistime.

Kjo ishte fitorja e parë e Prizrenit pas 6 xhirove. Fitoren e fundit në ligë Prizreni e kishte pikërisht kundër Istogut.

Edhe sonte Prizreni u drejtua nga Rigon Hasi, në pritje të emërimit të një kryetrajneri.

Xhiron që vjen, prizrenasit e presin Prishtinën, kurse Istogu i shkon Trepçës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga