MVP I XHIROS XXI
Erik Copes (Bashkimi) - MVP (21)
12 February, 2024 @13:41
Lojtari i vetëm i Bashkimit që po mund t’i bëj ballë yjeve të tjerë në Superligë, Erik Copes, ka dëshmuar veten edhe njëherë dhe ka fituar çmimin e MVP të javës së 21. të Superligës në basketboll nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).
Copes ka shkëlqyer në fitoren e Bashkimit ndaj Pejës dhe kështu fiton për herë të dytë çmimin e më të mirit të javës këtë stinor 2023/24 në Superligë. Ai kishte fituar titullin e MVP-së edhe në xhiron e parë të stinorit.
“Bashkimi mundi rivalin e vjetër të basketbollit, Pejën, në sfidën që u zhvillua në Prizren, derisa basketbollisti më i dalluar ishte Erik Copes.
Qendra e mbylli ndeshjen me 24 pikë, nëntë kërcime e tri asistime, si dhe kishte dy bllokada e një top të vjedhur. Copes kishte indeksin 35, apo më të lartin e kësaj xhiro, duke u shpallur MVP, që nuk është hera e parë për të.
MVP: Erik Copes (Bashkimi) 24 pikë, 9 kërcime, 3 asistime, 35 indeksi”, — ka shkruar FBK në njoftimin e lëshuar sot.
Asnjë lojtar tjetër i Bashkimit nuk ka arritur të bëhet MVP i xhiros këtë stinor pos amerikanit Copes.