NGA INFORMATORI NR. 21
Informatori 21 i Superligës: Dënime për sjellje josportive!
14 February, 2024 @10:03
Deri në xhiron e fundit të ciklit të tretë të Superligës, siç vazhdoi këtë vit nuk ka pasur dënime për klubet, pos në një rast. E kështu ka qenë edhe në xhiron e 21. të Superligës, ku ekipet luajtën ndeshjet prej të premtes, pasi që u bënë gati për turneun final të Kupës së Kosovës.
Kështu, nga xhiroja e 21. e Superligës prej dënimeve të shqiptuara në Informatorin përkatës të botuar nga FBK-ja janë vetëm basketbollistët, që janë gjobitur për sjellje josportive ose flopping gjatë ndeshjes: Sadio Doucore (Peja) — 100euro; Kevin Capers (Trepça) — 100euro; Nate Grimes (Ylli) — 100euro; Alonzo Verge Jr. (Ylli) — 100euro; Burim Zekiqi (Vëllaznimi) — 50euro.
Ndërkaq, Informatori përkatës përmban gabime të tilla te emrat e lojtarëve!