Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP : : : FINAL 8 "GJAKOVA 2024" — FINALJA E MESHKUJVE

Drilon Hajrizi (Trepça) MVP i finales së Kupës së Kosovës

Drilon Hajrizi (Trepça) MVP i finales së Kupës së Kosovës


18 February, 2024 @10:32

Me rikthimin e tij te Trepça, mitrovicasit janë këndellur si asnjëherë më parë në histori sa i përket Kupave, ndërsa tash Drilon Hajrizi 33 vjeç ka fituar kupën e radhës me ekipin e tij të qytetit - KB Trepçën.

Ai u shpall edhe MVP i finales së Kupës së Kosovës mbrëmë, pas fitores që ekipi i tij e shënoi ndaj Prishtinës në finalen e ngushtë dhe dramatike.

Driloni në finale luajti 32 minuta e 51 sekonda, ndërsa dha 19 pikë në fitore. Pos kësaj, ai bëri 5 asistime e regjistroi 5 kërcime, duke shënuar edhe një top të rrëmbyer, për të mbyll ndeshjen me indeks efiçence 17!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga