Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTESË NËN KOSH

Jimy Hall - përforcimi i ri te Peja

Jimy Hall - përforcimi i ri te Peja


26 February, 2024 @20:19

Basketbollisti amerikan që më 2 prill i mbush të tridhjetat, Jimyy Hall, është përforcimi më i ri i Pejës në Superligë të basketboll. Ekipi kampion i Kosovës pas paraqitjes së dobët në Kupë të Kosovës ka reaguar në javën e fundit të afatit të përgjithshëm kalimtar të këtij stinori për të përforcuar radhët e veta me aloqendrën që së fundi ka qenë pjesë e ekipit izraelit, Maccabi Ramat Gan.

“Mirë se vjen te Kampionët, Jimmy Hall. KB Peja njofton se ka nënshkruar me lojtarin e pozitës qendër, Jimmy Hall - nga Superliga e Izraelit.
Amerikani 29-vjeçar ka ndërtuar karrierë në SHBA, Francë dhe Izrael, e tash do t’i bashkohet KB Pejës, në synimin për të rikonfirmuar epitetin e Kampionit.”
- ka shkruar KB Peja në njoftim.

Jimmy Hall!

Sa i përket karrierës së tij, Hall 203 centimetra i gjatë këtë stinor me ekipin e tij ka luajtur 20.5 minuta për ndeshje mesatarisht, duke shënuar 7.8 pikë për ndeshje dhe duke bërë 4.8 kërcime për ndeshje. Ai ka luajtur në shumë ekipe izraelite në vitet e kaluara, kryesisht në ligë të dytë, ndërsa aty kishte shkuar prej Le Havre-it francez në stinorin 2017/18. Ky ka qenë stinori i tij i dytë në elitën e basketbollit izraelit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga