SHIFRA E ARRITJE TË REJA PËR SLLOVENIN
Doncic 50 pikë, 10000 në karrierë, Dallas mposhtin Phoenixin
26 December, 2023 @8:14
Luka Doncic ka shënuar 50 pikë në fitoren e ekipit të tij Dallas Mavericks ndaj Phoenix Suns mbrëmë, ndërsa me këto pikë ka kaluar shifrën e 10 mijë pikëve në karrierë për të hyrë në legjendat statistikorë të NBA ligës.
Luka Doncic ëshë bërë lojtari i dytë në histori të NBA-së që ka arritur të shënojë 50 pikë e t’i bëj 15 asistime në një ndeshje kampionale. Pas James Hardenit, më 31 dhjetor 2016, slloveni këtë arritje e bëri mbrëmë për të shkruar emrin e vetë në histori të basketbollit amerikan.
Ai bëri edhe 15 asistime në fitoren 114-128 të ekipit të tij, duke shutuar 8/16 për tre dhe për të shënuar të gjitha 12 gjuajtjet e lira që i kishte në dispozicion, ndërsa me 358 ndeshje në NBA u bë lojtari i shtatë më i shpejtë në histori që arriti të shifrën e 10 mijë të shënuarave në karrierë.
Dallas pas epërsisë së arritur në çerek të parë 24-36 ra nga loja, ndërsa vendasit u rikthyen me 30-28 dhe 38-27 për të hyrë në çerekun e fundit në epërsi. Por “Mavs” u kundërpërgjigjën me Doncicin e disponuar për të shkuar te fitorja.
Pos sllovenit, me double-double ndeshjen e kreu edhe Dereck Lively II që shënoi 18 pikë e 10 kërcime në këtë fitore të Dallasit. Në anën tjetër te vendasit në Footprint Center të Phoenixit në Arizonë, nuk kanë mjaftuar 32 pikët e Grayson Allenit e as 23 të tjera të shënuara nga Chimezie Metu, që regjistroi 19 kërcime! Kevin Durant që luajti mbi 42 minuta në ndeshje për Sunsin, dha 16 pikë, 7 asistime e 8 kërcime!
Fitorja bën që Dallas të bëj bilancin 18-12, ndërsa Phoenixi të shkojë në 14-15.