Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDESHJA 2

Fitore edhe në ndeshjen e dytë, Bostoni 2-0 në seri

Fitore edhe në ndeshjen e dytë, Bostoni 2-0 në seri


10 June, 2024 @6:36

Fitore edhe në ndeshjen e dytë të serisë për Bostonin ndaj Dallasit.

Skuadra nga Masaçusets ndeshjen e dytë e fitoi 105-98, për të shkuar kështu 2-0 në seri para se seria të bartet në Teksas.

Skuadra e Dallasit ishte më e mirë në çerekun e parë, e më pas Bostoni riktheu ndeshjen në anën e tij dhe triumfoi.

Jrue Holiday me 26 pikë e 11 kërcime ishte më i miri te Bostoni në këtë takim, e te Dallasi i zakonshmi Luka Doncic luajti me triple-double prej 32 pikë, 11 kërcimeve e 11 asistimeve, por pamjaftueshëm për fitore.

Ndeshja e tretë e serisë luhet në Teksas të enjten në mëngjes sipas kohës tonë lokale.


 
Të gjitha lajmet nga NBA