Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NJË JETË NË MIAMI HEAT

Erik Spoelstra me kontratë rekorde në basketboll!

Erik Spoelstra me kontratë rekorde në basketboll!


10 January, 2024 @12:20

Kryetrajneri i Miami Heat, Erik Spoelstra pritet të zyrtarizohet shpejt si trajneri me kontratën më afatgjate dhe më të paguar ndonjëherë në histori të basketbollit.

Sipas njoftimeve të ESPN, klubi dhe trajneri kanë arritur marrëveshjen që do të ketë afat tetë vjeçar, ndërsa 53 vjeçari do të ketë të sigurta 120 milionë dollarë për këto vite, pa llogaritur bonuset.

Spoelstra është duke drejtuar Miami Heatin për 16 stinorë, ndërsa është trajneri i dytë që po qëndron në një klub pas Gregg Popovichit.


 
Të gjitha lajmet nga NBA