Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDESHJA 1

Dominim total dhe fitore e thellë, Bostoni 1-0 në seri

Dominim total dhe fitore e thellë, Bostoni 1-0 në seri


7 June, 2024 @6:18

Me dominim total që nga fillimi, Boston Celtics kanë shënuar një fitore të thellë në ndeshjen e parë ndaj Dallasit në serinë finale të NBA-së.

Skuadrën nga Teksasi Bostoni e mposhti me rezultat 107-89, për të shkuar kështu 1-0 në seri.

Jaylen Brown me 22 pikë dhe Kristaps Porzingis, i sapo-rikthyer nga lëndimi, me 20 pikë ishin më të mirët te Bostoni sonte, ndërkohë që edhe 4 lojtarë tjerë shënuan pikë dyshifrore.

Te Mavericks, Luka Doncic me 30 pikë e 10 kërcime ishte më i miri, ndërkohë zhgënjeu Kyrie Irving, që luajti me vetëm 12 pikë.

Ndeshja e dytë e serisë luhet në mëngjesin e ditës së hënë sipas kohës tonë lokale, e kampione shpallet skuadra që i fiton 4 ndeshje në seri.


 
Të gjitha lajmet nga NBA