Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA/ TEXAS DERBY

Parker zgjidh derbin e Teksasit

Parker zgjidh derbin e Teksasit


11 December, 2012 @11:12

Në derbin e Teksasit, gjithçka i ngjau derbit. Të dyja palët në një luftë të vërtetë sa që ndeshja u desht që të shkojë në vazhdime për të përcaktuar fituesin.

Me dyshifrorin e trefishtë, françezi Tony Parker, ka qenë njeriu kryesor i derbit. Ai ka regjistruar 27 pikë, 12 kërcime dhe 12 asistime, derisa saktësia e madhe e tij prej gjuajtjeve të lira ka luajtur rol kryesor në fitore.

Me këtë të arritur Parker thjesht la në hije 38 pikët maestrale të Jeremy Linit të Houstonit, i cili edhe pse luftoi shumë nuk arriti t’ia sjellë tifozëve vendas gëzimin e derbit.


 
Të gjitha lajmet nga NBA