Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS AVENTURAVE JASHTË, NË SUPERIORE

Naser Aliji - nënshkruan me Dinamon

Naser Aliji - nënshkruan me Dinamon


4 September, 2024 @11:35

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Naser Aliji është zyrtarizuar si lojtar i ri i Dinamo Cityt, ekipit që pritet të zyrtarizojë shpejt edhe trajnerin e ri të skuadrës, Ilir Daja.

Mbrojtësi i krahut Aliji, që ka bërë karrierë jashtë vendit, për herë të parë do të jetë pjesë e kampionatit shqiptar, ndërsa ai është prezantuar dje si përforcim i Dinamos, që kërkon ngritjen si klub.

“FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e Kombëtares, Naser Aliji.
Ditën e sotme në prani të presidentit Adrian Bardhi dhe drejtorit Pinari, Aliji firmosi edhe kontratën që e bën pjesë të ekipit 18 herë kampion në vazhdim.
Mbrojtësi 30-vjeçar vjen tek blutë e kryeqytetit pas një karriere të suksesshme në Europë, me ekipe si Basel, Vaduz, Kaiserslautern, Virtus Entela, Honved dhe së fundmi FC Dinamo dhe Voluntari në Rumani.” - ka shkruar njoftimi i klubit dje.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore