Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KORÇARI MERR DREJTIMIN E TIRANËS

Bledi Shkëmbi zyrtarizohet si trajner i ri i kryeqytetasve

Bledi Shkëmbi zyrtarizohet si trajner i ri i kryeqytetasve


7 June, 2024 @15:03

Ish trajneri i Lirisë, Ballkanit, Teutës… në kuadër të Superligës së Kosovës dhe Kategorisë Superiore shqiptare, Bledi Shkëmbi, është bërë trajner i ri i ekipit nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.

Tirana ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Shkëmbin për të drejtuar ekipin përgjatë stinorit 2024/25.

“Pas një eksperience të gjatë si lojtar i spikatur dhe trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Shkëmbit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Tirana.” - ka shkruar njoftimi i KF Tirana.

Korçari 44 vjeç ka drejtuar edhe ekipin e Dinamos së Tiranës para se të punojë si përzgjedhës i kombëtareve U-19 e U-17 me Shqipërinë. Tirana në stinorin 2023/24 në Superioren shqiptare nuk ka arritur të sigurojë playoffin për titull kampioni, derisa ka përfunduar në pozitë të pestë të renditjes tabelare, me 50 pikë, një më pak sesa Skënderbeu që siguroi playoffin.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore