Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKIPI DEBUTUES I SUPERLIGËS, NIS PËRFORCIMET

Suhareka siguron Lorik Boshnjakun

Pamje nga viti 2016, kur Boshnjaku luante për Prishtinën

Suhareka siguron Lorik Boshnjakun


4 June, 2024 @23:12

Mesfushori i dalluar prishtinas, Lorik Boshnjaku, është prezantuar pak më parë si lojtar i ri i ekipit që do të debutojë në Superligë 2024/25 FC Suhareka. Futbollisti 28 vjeçar që ka luajtur për kohë të gjatë në Prishtinë, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës është bërë e ditur se ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me ekipin suharekas.

“Ju prezantojmë transferimin e ri dhe të parin për këtë merkato mesfushorin Lorik Boshnjaku i cili bashkohet me klubin tonë me kontratë 3-vjeçare. Pas një eksperience në Shqipëri tek Vllaznia Boshnjaku rikthehet në futbollin Kosovar ku më parë ishte pjesë e Prishtinë për vite të tëra.” - ka shkruar njoftimi i FC Suhareka.

Lorik Boshnjaku

Boshnjaku në stinorin e kaluar ka regjistruar 33 paraqitje për Vllazninë, ndërsa ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 3 asistime për shkodranët në Superiore. Ai dallohet në pozitën e mesfushorit qendror.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga