KDE GJOBIT LLAPIN
Llapi dënohet me 1 mijë euro nga KDE
29 May, 2024 @11:37
Komisioni Disiplinor dhe i Etikës në kuadër të FFK-së ka dënuar klubin e Llapit me 1 mijë euro për shkak të parregullësive në ndeshjen Llapi-Ballkani, të cilën ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina e kishte humbur me rezultat 0-1.
Kjo, për shkak të ofendimeve dhe fyerjeve të tifozërisë vendase si dhe hedhjes së mjeteve piroteknike në fushë të lojës.
“FC ”Llapi”. Tifozët vendas prej fillimi dhe deri në përfundimin e ndeshjes ofendojnë në kor ekipin mysafir të Ballkanit, ndërkaq në minutat 1, 42 dhe 74, hedhin mjete piroteknike tymuese dhe shurdhuese në fushën e lojës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).” - ka bërë të ditur njoftimi i lëshuar në faqen zyrtare të FFK-së.