STAR OF THE GAMEWEEK XXXVI
Senad Jarovic (Gjilani) - Ylli i javës (36)
27 May, 2024 @16:07
Për herë të dytë në karrierën e tij të shkurtër që po e kalon në Superligë si huazim, Senad Jarovic është shpallë lojtari i javës nga Komisioni përkatës i FFK-së, ndërsa sulmuesi shtatëgjatë i Gjilanit që erdhi nga Struga është shpallur lojtari më i mirë i javës së fundit të Superligës.
Ai me golat e tij siguroi fitoren e rëndësishme për Gjilanin, që u tregua vendimtare për mbijetesë direkte të ekipit të drejtuar nga Gentjan Mezani.
Shkrimi i plotë dhe arsyetimi: Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Synaj Keqi, Naim Kodraliu, Blerim Haxholli.
Ky komision ka vendosur që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 36-të t’i jepet Senad Jaroviq, i cili shënoi dy gola dhe një asist në fitoren vendimtare të skuadrës së tij ndaj Dukagjinit (4:2) për t’iu shmangur barazhit.
E pasi që pranoi çmimin, ai tregoi se ka qenë nder të jetë pjesë e Gjilanit pos tjerash.
“Jam i lumtur që ia arritëm objektivit për t’i ikur barazhit. Falënderoj tërë ekipin, kryesinë dhe shtabin teknik në krye me Gentijan Mezanin. Kam kaluar një kohë fenomenale në Gjilan dhe dua t’i falënderoj tifozët të cilët më kanë pranuar me ngrohtësi. Për mua ishte nder të isha pjesë e Gjilanit”.