BALLKANI - PRISHTINA
Përmbysje për 3 pikë, kampioni e mbyllë me fitore
25 May, 2024 @18:33
Me fitore e ka mbyllur sezonin kampioni i Kosovës, Ballkani nga Suhareka.
Ndonëse titulli ishte i siguruar, Ballkani ndeshjen e fundit të sezonit e mbylli me fitore 2-1 (Edvin Kuc 47’, Armend Thaqi (P) 78’ / Hasan Hyseni 14’) ndaj Prishtinës, të cilën e kishte mposhtur pak ditë më parë edhe në finale të Kupës.
Prishtinasit kaluan të parët në epërsi me golin e mitrovicasit Hasan Hyseni, kurse fitoren e Ballkanit e siguruan golat e Edvin Kucit dhe Armend Thaqit, dy prej lojtarëve të Ballkanit të cilët sipas të gjitha gjasava do të largohen nga kjo skuadër këtë afat kalimtar veror.
Kështu, Ballkani e mbyllë sezonin si kampion me plot 78 pikë, duke pasur sulmin dhe mbrojtjen më të fortë në ligë, kurse Prishtina përfundon e pesta në renditje, pa arritur të sigurojë garat evropiane për sezonin e ardhshëm.