Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HAZROLLAJ ME 4 GOLA!

Malisheva fiton goleadën ndaj Lirisë

Malisheva fiton goleadën ndaj Lirisë


18 May, 2024 @21:30

Drilon Hazrollaj ka shkëlqyer bashkë me Etnik Brrutin, ndërsa Malisheva i ka dhënë spektakël tifozëve në tribuna të “Liman Gegaj”-të në një ndeshje ku ka treguar aksione të ndërtuara mirë dhe efikasistet në sulm, karshi mbrojtjes së Lirisë së rënë nga Superliga, që nuk funksiononte fare.

Bile, po të mos ishte në formë të mirë portieri Arlis Shala dhe të mbronte disa raste të mira të vendasve gjatë ndeshjes, rezultati do të mund të ishte edhe më i thellë në të mirë të ekipit të drejtuar nga Qëndrim Kida, që ka sjellë frymë dhe lojë tjetër te malishevasit.

Hazrollaj është barazuar me Muhamet Hysenin në krye të listës së golashënuesve të Superligës (nga 24 gola secili) dhe tashmë në xhiron e fundit pritet të vendoset se cili do të shënojë më shumë për tu bërë - këpuca e artë e stinorit 2023/24

Liria në anën tjetër, aq sa mundi u kundërvu, kryesisht falë dinakërisë së Aldi Gjumsit që pos asistimit, shënoi edhe dy herë në fund për të zbutur dallimin në rezultat.

Malisheva - Liria 7-4 [Altin Aliu 42’, Drilon Hazrollaj 45’+3, 49’, 51’, 81’, Etnik Brruti 66’, 68’- Valmir Berisha 30’pen., Ubong Ekpai 55’, Aldi Gjumsi 75’, 90’]

Malisheva ka të sigurt pozitën e katërt në Superligë (më e larta në histori të tyre). Aktualisht ekipi ka 56 pikë nga 35 ndeshje dhe është në pritje të një kombinimi që mund t’ua hap edhe rrugën historike për gara evropiane.

TABELA AKTUALE

Nëse Ballkani fiton finalen e Kupës së Kosovës ndaj Prishtinës, hapet rruga për Malishevën që të dalë në kualifikime për Ligë të Konferencës.

Liria, me shtatëshen e pranuar sot dhe humbjen e 25-të të stinorit mbetet në 14 pikë dhe me goldallim minus 48! Prizrenasit nga Superliga do të përshëndeten në duel ndaj Llapit që sot humbi mundësinë për titull kampioni!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga